Pse Interi dhe Milani nuk mund ta ndërtojnë secila stadiumin e vet
Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan janë duke planifikuar ndërtimin e stadiumit të ri së bashku dhe raportohet se kanë vendosur që ta shkatërrojnë Guiseppe Meazza, por përse dy skuadrat ndër më të mirat të Italisë nuk mund të ndërtojnë stadium secila për vete?
Kuqezinjtë dhe zikaltrit do të vazhdojnë ta ndajnë stadiumin e tyre edhe në atë që do të ndërtohet i ri, ku mendohet se do ndërtohet në pjesën e San Siros ose në Sesto San Giovanni, kryeqendrën e Milanit dhe Lombardisë, në periferi të qytetit.

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar sot se rinovimi i Stadio Meazzas do të ishte ‘i pamundur dhe i rrezikshëm’, kështu që kuqezinjtë janë duke shikuar për vendin më të mirë për shtëpinë e re.
“Ka shumë arsyeje, por unë do ju them vetëm një. Si mund të mirëpresim më shumë se 50 mijë tifozë çdo gjashtë ditë kur punimet janë duke vazhduar. Unë mund t’ju sigurojë se kjo është diçka e pamundur dhe e rrezikshme.”
“Skuadrat tjera e bëjnë një gjë të tillë sepse ato gjatë renovimit e kanë të mundësuar të luajnë ndeshjet në stadiume tjera. Çdo herë që dëgjoj njerëzit se duhet të rinovohet San Siro, mendoj se ata nuk e kuptojnë apo nuk kanë të bëjnë fare me këtë punë. Ne duam të bëjmë diçka të re, në San Siro apo në një vend tjetër.”
Një pyetjet që shumë tifozë kanë bërë këto ditë është pse Milani dhe Interi nuk mund të ndërtojnë stadiumin e tyre tani që kanë vendosur të braktisin San Siron?

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, u përgjigj disa javë më parë, në një intervistë për gazetën La Repubblica.
“Është ëndrra e shumë tifozëve, por duhet të përballesh me realitetin e një investimi pengues për bilancin financiar të një klubi të vetëm.
Jam optimist se do të miratohet projekti përfundimtar i një stadiumi modern, i aftë për të mirëpritur familje, gra dhe fëmijë dhe për të sjellë të ardhura të reja.”
Projekti i stadiumit të ri në zonën e San Siros u miratua pothuajse një vit më parë, por duhet të kalojë në një debat publik tani për të marrë dritën jeshile nga qytetarët që jetojnë në atë zonë.
Stadiumi i ri nuk do të jetë gati para vitit 2027-28, pasi San Siro do të presë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026 në Milano.