Milan rivalizon Juven për Amrabat
AC Milan është bërë skuadra më e fundit e interesuar për mesfushorin e Fiorentinas, i huazuar te Man Unitedi Sofyan Amrabat.
“Djajtë e Kuq” tashmë kanë vendosur që të mos e aktivizojnë kartonin e blerjes së yllit nga Maroku, që ka dështuar të impresionojë në “Old Trafford”.
Kësisoj, Amrabat do të rikthehet në verë te Fiorentina por duket se nuk do të qëndrojë, shkaku që kërkohet nga dy rivalët, Juventus e AC Milan.
Juventusi që disa javë është i lidhur për nënshkrimin me lojtarin, mirëpo “Tuttosport” se tani Amrabat po vlerësohet lartë edhe nga skuadra e Piolit.
“Rossonerët” po kërkojnë një mesfushor që mund t’iu ndihmojë shumë më shumë në anën defensive dhe sipas tyre Amrabat është profili adekuat.
Përpos Amrabat, në këtë listë të Milani ndodhet edhe Walace e Udineses dhe Renato Veiga i FC Baselit.
Kujtojmë, United pagoi 9 milionë euro për ta huazuar Amrabat, kurse opsioni i blerjes vlen 20 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.
Amrabat do të ishte i hapur për kalimin si Juve ashtu edhe te Milani, meqenëse do të garonte në Ligën e Kampionëve.