Mikel Arteta këshillohet ta lërë në stol Martinellin ndaj Man Cityt - NACIONALE

Mikel Arteta këshillohet ta lërë në stol Martinellin ndaj Man Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta është këshilluar ta lërë në stol sulmuesin Gabriel Martinelli për ndeshjen e Arsenalit ndaj rivalit të Premierligës, Manchester City.

Arsenal është nikoqir i Manchester Cityt në derbin anglez të mërkurën mbrëma, në sfidën që do të ketë rol kyç për titullin e Premierligës.

Arteta është i dëshpëruar që Arsenali të zhvillojë një paraqitje ndaj kampionit aktual dhe është këshilluar nga ish portieri Shaka Hislop që ta largojë nga 11-shja bazë Martinellin duke e vendosur Leandro Trossard.

"Nuk mendoj që Gabriel Martinelli nuk ka qenë i shkëlqyer së fundmi. Kur ka hyrë në fushë Lendro Trossard ka ndikuar menjëherë".

"Pra nëse je Arteta, mendoj se është koha të mendosh "Mirë, ndoshta duhet ta luajë Trossard nga fillimi?".

"Martinelli është i shpejtë dhe mbrojtja mund t'ia dalë ndaj shpejtësisë, thjesht duhet ta mësosh se me çfarë shpejtësie ai luan. Por, ai nuk ka pasur shumë efekt, nuk ka luajtur mirë dhe është duke vuajtur pak".

"Ndryshimi më i lehtë duke menduar formën e Trossard, faktin që sapo shënoi golin e parë mendoj se duhet ta nisësh me të nga minuta e parë", deklaroi ai.

Ndërkohë, pas barazimit 1:1 ndaj Brentfordit edhe vetë Arteta dha lëvdata për Trossard.

"Na duhen lojtarë që mund të ndikojnë në lojë dhe ai ka qenë i mirë që kur na u bashkua. Ai shënoi golin e parë të Arsenalit dhe mendoj se është shumë i vlefshëm. Është lojtar që do na jep shumë".

Përballja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme