Michail Antonio “ndoshta s’do të luajë më kurrë futboll” pas aksidentit horror - NACIONALE

Michail Antonio “ndoshta s’do të luajë më kurrë futboll” pas aksidentit horror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i West Ham Unitedit Michail Antonio mund të mos kthehet më në fushën e futbollit pas një aksidenti të rëndë me makinë që i ndodhi vikendin e kaluar.

Sulmuesi 34-vjeçar iu nënshtrua një operacioni të dielën për të trajtuar një frakturë të gjymtyrëve të poshtme si rezultat i incidentit në Theydon Bois.

Fillimisht u spekulua se Antonio mund të jetë jashtë fushës deri në një vit, megjithatë, frika tani po rritet se lojtari nga Xhamajka nuk mund të rikthehet për të luajtur përsëri për “Çekanët” në Premierligë.

Prezantuesi i TalkSPORT, Jim White dha një përditësim mbi gjendjen e Antonios pas përplasjes së tmerrshme me makinë në fundjavë.

“Më është thënë sot në mëngjes se ai mbetet në një gjendje të qëndrueshme në spital, duke marrë mbështetjen e plotë të stafit mjekësor të West Ham.

“Tani ka pësuar dëmtime serioze në njërën nga këmbët dhe mendohet se do të jetë një rikuperim afatgjatë dhe do të kalojnë të paktën 12 muaj para se të dihet nëse do të luajë sërish futboll apo jo.

"Më thanë këtë mëngjes se Mikel është një luftëtar. Është në një gjendje shumë të fortë fizike sepse është një futbollist i klasit të lartë dhe kjo mund ta ndihmojë dhe të jetë paksa një avantazh kur bëhet fjalë për rikuperimin", deklaroi ai.

West Ham konfirmoi të dielën se Antonio do t'i nënshtrohej një operacioni për të ndrequr lëndimet e pësuara në aksidentin me makinë, përpara se të fillojë rehabilitimin dhe rikuperimin.

Lajme të ngjashme