Michael Owen këshillon Harry Kane ta refuzojë Bayernin dhe të qëndrojë te Tottenham
Legjenda Michael Owen thotë se sulmuesi Harry Kane duhet të qëndrojë te Tottenham dhe ta refuzojë Bayern Munichun ngase trofeu me klubin gjerman s’është arritje.
Spurs kanë pranuar ofertën mbi 100 milionë eurove të klubit gjerman, ku tani ka mbetur vetëm që Kane të jep dritën ‘jeshile’ për ta kompletuar marrëveshjen.
Ish ylli i Liverpoolit thotë se anglezi duhet t’i bashkohet ndonjë skuadre si Real Madridi, por jo Bayernit.
“E di që Bayern Munich është klub masiv dhe kam respekt të madh por nëse do të isha Harry Kane do të qëndroja”.
“Nuk është arritje që të fitosh ndonjë trofe me ta. Real Madrid, do ta kuptoja ose te në dy top klubet e Premierligës”.
“Të jesh golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës me Tottenham është arritje më e madhe se ta fitosh një ligë tek një shtet që dominohet gjithnjë nga një skuadër”, deklaroi ai.
Kane donte që e ardhmja e tij të vendoset para të premtes mbrëma, pasi Tottenham të dielën zhvillon përballjen e parë ndaj Brentfordit të dielën.
Sidoqoftë, në ditët në vijim pritet të vendos përfundimisht nëse do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes verbale me Bayernin apo ta refuzojë për të vazhduar në fanellën e bardhë londineze.
