Tottenham pranon ofertën e Bayern Munichut për Harry Kane
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e sulmuesit Harry Kane.
“The Athletic” raporton se klubi gjerman do të paguajë plot 100 milion euro, ofertë që u pranua nga klubi londinez të mërkurën.
Por fjalën e fundit padyshim do ta ketë Kane, i cili tani do të vendos nëse do t’i bashkohet “Bavarezzëve” apo të vazhdojë qëndrimin te Spurs.
30-vjeçari kishte kërkuar që situata e tij të zgjidhej para ndeshjes hapëse të Tottenhamit ndaj Brentfordit të dielën.
Anglezi është i kënaqur që të punojë nën urdhrat e Ange Postecoglu dhe ishte duke menduar qëndrimin, mirëpo me këtë ofertë të pranuar mbetet të shihet se si do të reagojë.
Bayern Munich have reached an agreement with Tottenham Hotspur to sign Harry Kane, sources in Germany indicate.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 10, 2023
A proposal from the Bundesliga side, believed to be worth more than €100million, was accepted by Tottenham on Wednesday.
More from @David_Ornstein
Kane ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe nëse vendos të qëndrojë, atëherë duhet ta pranojë ofertën e klubit për rinovimin e kontratës.
Tottenham deri vonë refuzoi shitjen e Kane, meqenëse edhe refuzoi tre oferta të Bayern Municut por tani janë të përgatitur për jetën pa anglezin.
Kane kishte marrë pjesë në fazën parapërgatitore të Tottenhamit në Australi dhe Singaporë, derisa edhe shënoi katërgolësh në fitoren 5:1 ndaj Shakhtar Donetsk.