Messi: Yamal ma kujton veten kur isha i ri - NACIONALE

Messi: Yamal ma kujton veten kur isha i ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ka thënë se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i kujton atij veten kur ishte i ri.

Messi u pyet në fillim të kësaj jave gjatë një ngjarjeje në selinë e Adidasit në Herzogenaurach në Gjermani nga artisti nigerian Goke Oyewo të emëronte një lojtar nga brezi i ri që i kujtoi atij veten kur ishte i ri.

“Ka një brez shumë të mirë futbollistësh të rinj që kanë shumë vite përpara”, tha Messi.

“Nëse më duhet të zgjedh dikë, për shkak të moshës dhe për shkak të së ardhmes që ai ka, kam dëgjuar se ata kanë zgjedhur Lamine Yamal dhe pa dyshim [është ai] edhe për mua. Jam dakord që varet nga ai dhe shumë gjëra, sepse kështu është futbolli, por ai është e tashmja dhe pa dyshim ka një të ardhme të madhe”.

Yamal është produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, La Masia, siç ishte Messi, i cili ka thënë se krahasimet me argjentinasin janë të padrejta pasi është e pamundur të arrihet niveli i tij.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, 37 vjeç, u largua nga Barça në 2021 pasi fitoi një rekord 34 tituj në 21 vjet në klub.

I quajtur Lojtari i Ri i Turneut në Euro 2024 pasi ndihmoi Spanjën të fitonte titullin, Yamal, 17 vjeç, përfundoi i teti në renditjen e fundit të Topit të Artë.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar pesë gola dhe ka asisituar 10 të tjerë në 15 paraqitje në ligë këtë sezon për të ndihmuar Barçën të udhëheqë renditjen e La Liga.

“Do të doja të shihja Barçën të fitonte La Ligën, Kupën e Mbretit dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve”, tha Messi. Dhe në vitet që nuk e bëjnë, të paktën që të konkurrojë deri në momentin e fundit”.

Lajme të ngjashme