Messi tregon se cila është skuadra më e mirë në botë momentalisht
Legjenda e Barcelonës e tani lojtar te Inter Miami, Lionel Messi, ka thënë se Real Madridi është skuadra më e mirë në botë momentalisht dhe krahas tyre është skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City.
Të paktën një nga Real Madrid ose Manchester City ka qenë në finalen e Ligës së Kampionëve gjatë katër viteve të fundit dhe ka fituar tre finalet e fundit. Klubet tani janë emëruar si dy skuadrat më të mira në botë nga lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit.

Në një intervistë ekskluzive me InfoBae, ai tha: "Ekipi më i mirë në botë? Real Madrid, kampion aktual i Evropës. Nëse flasim për rezultate, Real Madridi është më i miri. Nëse flasim për performancën, Manchester City, të udhëhequr nga Pep, janë më të mirët."

Vërejtjet e Messit nuk duhet të jenë befasuese duke pasur parasysh se Real Madridi fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. Natyrisht, ai bëri përpjekje shtesë për të pohuar se Manchester City e kalon Real Madridin për sa i përket nivelit të futbollit, por kjo ishte për t'u parashikuar duke qenë se ai dhe Guardiola ende ndajnë një marrëdhënie të veçantë.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë tani do të përpiqet të ndihmojë kombëtaren e tij argjentinase të fitojë trofeun e tyre zyrtar të katërt radhazi kur të përballet me sfidën e Kupës së Amerikës. Ata e nisin turneun e tyre më 20 qershor kundër Kanadasë.