Messi: Kam fituar gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë tjetër - NACIONALE

Messi: Kam fituar gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi e ka pranuar se ka arritur gjithçka në futboll, pasi e fitoi edhe Kupën e Botës 2022 me Argjentinën në Katar.

Kapiteni i Argjentinës kishte vuajtur për shumë e shumë vite ta fitojë një trofe të madh me ekipin e vet kombëtar.

Por ai më në fund e arriti lavdinë në vitin 2021, duke e fituar Kupën e Amerikës, e cila shërbeu si prelud për triumfin në Kupën e Botës 2022.

Kjo nënkupton se ylli i Paris Saint-Germain tani e ka fituar çdo trofe të mundshëm gjatë karrierës së tij prej rreth dy dekadave në botën e futbollit.

Mendoj se, nëse do të duhej të zgjidhja, do ta zgjidhja këtë. Erdhi në fundin e karrierës sime. Në fazën përmbyllëse. Kam arritur gjithçka me ekipin kombëtar që gjithmonë ëndërroja. Fitova gjithçka në karrierën time, individualisht. Ishte e rëndësishme ta mbyllja karrierën në mënyrë të veçantë”, tha Messi në një intervistë për UrbanaPlay.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet, duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike kundër Francës më 18 dhjetor.

Ai shtoi: “Kurrë nuk e kam parafytyruar se e gjithë kjo do të ndodhtë për mua kur filloi, dhe arritja deri në këtë çast është më e mira. Nuk kam ankesa dhe nuk mund të kërkojë më shumë. Ne e fituam Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, nuk ka mbetur asgjë tjetër”.

Ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Ne ishim më të mirë se kundërshtarët tonë sepse ne gjithmonë e dinim se çfarë të bënim në çdo ndeshje. Ekipi i trajnerëve na përgatiti shumë mirë. Ndeshja kundër Meksikës ishte më e vështira.”

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Tani 35-vjeçari është në kërkim të trofeut të parë në Ligën e Kampionëve me PSG-në, i cili do të ishte i pari për të jashtë Barcelonës.

Lajme të ngjashme