Messi i theu dy rekorde në Kupën e Botës me golin dhe asistin kundër Meksikës - NACIONALE

Messi i theu dy rekorde në Kupën e Botës me golin dhe asistin kundër Meksikës

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Lionel Messi e zbukuroi edhe më tej statusin si njëri nga futbollistët më të mirë në histori, me golin që shënoi ndaj Meksikës, që thjesht ishte i mrekullueshëm. Ky gol atij i sjelli dy rekorde të reja. E barazoi Maradonën në gola të shënuar në Botëror e gjithashtu u bë lojtari më i ri dhe më i vjetër që shënon dhe asiston në një Kupë Bote.

35-vjeçari dhuroi edhe një asist në këtë ndeshje për shënuesin tjetër, Enzo Fernandez, për ta kthyer Kombëtaren e Argjentinës drejt fitoreve, pas tronditjes që pësoi nga Arabia Saudite para katër ditësh në ndeshjen e tyre hapëse.

Lionel Messi on World Cup mission in 'Last Dance' for Argentina | Sports News,The Indian Express

Kjo fitore ngjallë shpresat te argjentinasit për një Kupë Bote, që do të ishte një dhuratë e mirë për përfundimin e karrierës së Messit me Kombëtaren.

Tre pikët nuk ishin e vetmja e arritur e yllit të Paris Saint-Germain, i cili po ndiqte një rekord të mbajtur nga legjenda, Diego Armando Maradona.

Ai barazoi legjendën në golat e shënuar në total në të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar në Botëror.

Nga tetë gola secili në 21 ndeshje të zhvilluara në turneun më të madh të futbollit në botë, me tani me shumë gjasë do ta arrijë më të mirin e të gjitha kohërave në këtë statistikë, Gabriel Batistuta, i cili ka shënuar 10 gola.

Gjithashtu ‘Gjeniu i vogël’ theu edhe një rekord tjetër. Ai u bë lojtari më i ri dhe më i vjetër që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje Botërori, pasi e bëri në Kupën e Botës në vitin 2006 dhe tani në Katar ndaj Meksikës.

Lajme të ngjashme