Messi i shkëmben fanellat me Davies më në fund – pas 900 ditëve - NACIONALE

Messi i shkëmben fanellat me Davies më në fund – pas 900 ditëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alphonso Davies më në fund e ka futur në dorë fanellën e Lionel Messit, pas fitores së Bayern Munich 1:0 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve të martën.

Davies u përball me Messin në Parkun e Princave të martën mbrëma dhe u largua me fanellën e fituesit të Kupës së Botës.

Ata u panë duke i shkëmbyer fanellat pas përfundimit të ndeshjes, e cila mbaroi me rezultat 1:0 në të mirë të Bayernit në përballjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që Davies përpiqet ta marrë fanellën e Messit. Ai kishte tentuar së pari kur Bayerni e mundi Barcelonën në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Kërkesa e tij për ta shkëmbyer fanellën ishte hedhur poshtë nga Messi, i cili ndihej i zemëruar pasi kishte pësuar disfatë turpëruese 8:2 nga gjiganti gjerman.

Ia kërkova fanellën por mendoj se ai ishte paksa i zemëruar. Në rregull është, shpresoj herën tjetër”, kishte thënë mbrojtësi anësor kanadez për BT Sport më 2020.

Mbi 900 ditë më vonë, Daviesit më në fund iu plotësua dëshira, pasi Messi ia dorëzoi atij fanellën e vet, edhe pse edhe këtë herë ishte në anën e humbësit argjentinasi.

Kingsley Coman e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Bayernin mbrëmjen e së martës në Parkun e Princave.

Kjo ishte disfata e pestë në 11 ndeshje në të gjitha garat në vitin 2023 për PSG-në, që është më shumë se tërë vitin 2022 (4 humbje në 46 ndeshje).

Lajme të ngjashme