Messi i përgjigjet Benzemas për çmimin e më të mirit në botë
Duket se Lionel Messi e ka thumbuar Karim Benzeman, në një postim në rrjetet sociale, ku e shfaq trofeun e Kupës së Botës, pasi sulmuesi francez u ankua pse FIFA e shpalli argjentinasin më të mirin në botë për vitin 2022.
Lionel Messi të hënën mbrëma në ceremoninë e FIFA-s u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2022, duke u renditur para Kylian Mbappe, respektivisht Karim Benzemas.
Ylli i Real Madridit menjëherë u ankua në rrjetet sociale duke publikuar statistikat e tij që i ka mbërritur vitin që lamë pas, e tani mesa duket i është kundërpërgjigjur edhe argjentinasi.
Messi në “InstaStory” publikoi disa fotografi duke e puthur Kupën e Botës, që dëshmon arritjen e tij më të madhe të karrierës, që e arriti në Katar 2022.

Reagimi i Benzemas pasi u rendit i treti në ceremoninë e FIFA-s
Në fotografinë e parë, 35-vjeçari i postoi arritjet personale dhe ekipore gjatë vitit të fundit, në shenj pakënaqësie pse ai nuk e fitoi çmimin por Messi.
Në disa prej statistikave, ai tregon se i shënoi 63 gola, i dha 21 asiste dhe se është fituesi aktual i Topit të Artë.
Kjo fotografi me statistika u shoqërua nga një postim tjetër, në të cilin ai shkroi shkurtimisht “natën e mirë”, në përpjekje për të treguar se statistikat e tij flasin vet për këtë çështje.
