Messi arrin një tjetër rekord historik me asistin për Ramosin në fitoren ndaj Nice - NACIONALE

Messi arrin një tjetër rekord historik me asistin për Ramosin në fitoren ndaj Nice

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka shkruar një tjetër rekord personal. Në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Nice me rezultat 2:0, ku shënoi dhe asistoi, ai e arriti shifrën e 1000 golave të përfshirë në karrierë.

Messi shënoi një gol dhe asistoi të shtunën mbrëma teksa PSG mundi Nice 2:0 në Ligue 1. Ishte asistimi i tij për golin e dytë që solli golin e 1000-të të përfshirjes në karrierën e tij për klube. Ironikisht, ai e arriti këtë duke asisituar për rivalin e vjetër Sergio Ramos.

Ndërsa iu desh pak kohë ta merrte vetën në Francë, duket se Messi është kthyer në maksimumin e tij. Ai ka regjistruar 19 gola dhe 18 asistime këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa parisienët duket se do të ruajnë titullin kampion.

Lionel Messi PSG 2022-23

Sigurisht, shifrat e Messit për Barcelonën janë kontribuesi më i madh në rekordin e arritur. Në kohën e tij te katalunasit ai shënoi 672 gola dhe mban rekordin për më shumë gola të shënuar për një klub të vetëm. Në vitin 2012, Messi shënoi 91 gola, më së shumti që ka shënuar ndonjë lojtar në një vit kalendarik.

PSG do të përballet me Lens në Ligue 1 dhe një fitore do t'i lëvizte ata nëntë pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, të cilët aktualisht janë në vendin e dytë.

Lionel Messi Barcelona

Sa i përket karrierës së Messit, duket thuajse e sigurt se ai do të largohet nga PSG këtë verë, me një rikthim të mundshëm në Barcelonë.

Lajme të ngjashme