Pamje: Messi me gol të bukur çon në epërsi PSG-në ndaj Nices - NACIONALE

Pamje: Messi me gol të bukur çon në epërsi PSG-në ndaj Nices

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Lionel Messi ka shënuar golin e epërsisë për Paris Saint-Germain ndaj Nices në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.

Po zhvillohej minuta e 26-të e takimit, kur gjithçka filloi nga argjentinasi, për të përfunduar topi në krah te Nuno Mendes që asistoi bukur në zonë të rrezikshme dhe Messi nuk fali nga afërsia për të shënuar gol të bukur për 1:0.

Ky është goli i 14-të sezonal për të në kampionatin francez në 25 paraqitje, ndërsa ka edhe 13 asistime për bashkëlojtarët e tij, në një sezon jo edhe aq të rehatshëm për fituesin e Kupës së Botës, që po shkon drejt fundit të kontratës me PSG-në.

Lajme të ngjashme