Këndellet PSG-ja, e mposhtë Nicën në udhëtim - NACIONALE

Këndellet PSG-ja, e mposhtë Nicën në udhëtim

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dy gola në 90 minuta vendosën për fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Nicës. Lionel Messi shënoi në pjesën e parë e Sergio Ramos në të dytën, për ta çuar epërsinë në +6 pikë të kampionit francez ndaj Lens që mbanë pozitën e dytë në renditje tabelore.

PSG-ja më në fund erdhi te fitorja, pasi po vinte nga dy humbje në dy ndeshjet e fundit në kampionatin francez, nga Rennes dhe Lyon, respektivisht. Në të dyja këto ndeshja skuadra e Galtier ka dështuar ta gjejë golin.

Thënë të drejtën edhe sot në ndeshjen ndaj Nicës, PSG-ja pati shumë probleme të dalë përpara dhe të krijojë raste të rrezikshme shënimi. Në 90 minuta tre ishte numri i goditjeve në drejtim të portës, dy prej të cilave përfunduan në gol.

Ishte Lionel Messi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me një gol të bukur nga afërsia, i asistuar nga Nuno Mendes, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim të ndeshjes ishte Nice ajo që kishte më shumë nga ndeshja duke tentuar të barazonte rezultatin, por skuadra vendase vuajti në konkretizim të rasteve, ndërsa në anën tjetër në goditjen e vetme në drejtim të portës në pjesën e dytë, PSG-ja arriti ta dyfishonte epërsinë.

Ishte Sergio Ramos që shënoi për 2:0 pas asistimit të Messit, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Paris Saint-Germain tani ka 69 pikë në 30 ndeshje të zhvilluara dhe mbanë pozitën e parë në Ligue 1, ndërsa Nice tashmë rrezikon pozitën e tetë në tabelë, pasi Lyon dhe Lorient kanë një ndeshje më pak dhe diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

Lajme të ngjashme