Lyon fiton derbin francez ndaj PSG-së, rihapet gara për titull në Ligue 1
Paris Saint-Germain ka dëshpëruar sërish, këtë herë duke pësuar humbje në shtëpi te Lyoni, për xhiron e 29-të në Ligue 1.
"Parisienët" edhe pse dominuan në posedim, assesi nuk arritën të shënonin duke pësuar humbje me rezultat minimal 0:1.
Para se të niste ndeshja, tifozët vendas fishkëllyen Lionel Messin shkaku që ende s'ka rinovuar kontratën.
PSG rrezikoi fillimisht duke pasur raste me Vitinhan dhe Kylian Mbappe, që dështuan nga afërsia.
Zhvillohej minuta e 36-të kur Gianluigi Donnarumma shkakoi një penallti duke rrëzuar një lojtar brenda zonës, me arbitrin që akordoi 11-metërsh. Sidoqoftë, Alexandre Lacazette nuk u tregua i saktë.
Ishte Bradley Barcola që shënoi nga afërsia pas një kundërzbritje të shpejtë për t'i dhënë epërsinë mysafirëve (56').
Tutje ndeshje ishte tejet e qetë me PSG që provoi të rrezikonte me disa aksione, por që nuk ia dolën.
Me këtë humbje, PSG tani nis ta rrezikojë edhe titullin e Ligue 1 pasi është vetëm gjashtë pikë para Lensit dhe Marseilles, derisa Lyon renditët në pozitën e nëntë me 44 sosh.
Për PSG-në ky edicion nuk ka qenë aspak i mirë pasi deri më tani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës.