Mësohet se kur do të pensionohet Ronaldo, portugezi ka në plan të luajë në Kupë të Botës 2026 - NACIONALE

Mësohet se kur do të pensionohet Ronaldo, portugezi ka në plan të luajë në Kupë të Botës 2026

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka vendosur se kur do të pensionohet nga futbollit, por jo në një të ardhme të afërt, pasi 38-vjeçari e ka në plan ta rivalizojë Lionel Messin në Kupën e Botës 2026.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është 38 vjeç dhe pavarësisht se e mban veten në formën më të mirë të mundshme, është i vetëdijshëm se do të vijë dita kur ai përfundimisht duhet të vari ‘këpucët në mur’. Megjithatë, nuk ka plane për ta bërë këtë së shpejti, me Al Nassr dhe Portugalinë që janë informuar për qëllimet e tij afatgjata.

Cristiano Ronaldo Al-Nassr 2023-24

Sipas Cadena COPE, Ronaldo i ka thënë klubit të tij në Arabinë Saudite se do të dëshironte të nënshkruante një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027. Kjo marrëveshje do t'i mundësonte atij të fitonte për vendin e tij një ftesë për në Kupë të Botës që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, në vitin 2026.

Ronaldo kishte treguar më parë se karriera e tij në nivel ndërkombëtar mund të mbyllet pas Kampionatit Evropian të verës së ardhshme, me yllin portugez që ka bërë 201 paraqitje për kombëtaren dhe ka shënuar 123 gola. Ai, megjithatë, tani po i vë sytë në një tjetër shfaqje globale.

Cristiano Ronaldo Portugal

Zgjatja e karrierës së tij deri në moshën 41 vjeçare do t'i lejojë Ronaldos të mbetet në konkurrencë me rivalin e përjetshëm Messi. Ai e pa superyllin argjentinas të shijonte lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2022 dhe dëshiron që ai vetë ta fitoj atë titull. Raportimet sugjerojnë se ai po kërkon të luajë deri në "fillim të vitit 2027" - duke vazhduar edhe për tre sezone të tjera.

Lajme të ngjashme