Mësohet orari i ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë në Evropian - NACIONALE

Mësohet orari i ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë në Evropian

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në Gjermani, më saktësisht në qytetin e Hamburgut, u bë tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian, ku Shqipëria ishte e pafat pasi doli në një grup tejet të vështirë.

EURO 2024 do të zhvillohet në Gjermani përgjatë datave 14 qershor - 14 korrik.

Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në Grupin B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Pas tërheqjes së shortit, janë mësuar datat se kur dhe ku kuqezinjtë do të përballen me kundërshtarët e tyre të Grupit B.

Skuadra e udhëhequr nga Sylvinho ndeshjen e parë e zhvillon më 15 qershor në Dortmund, ku përballet me Italinë.

Katër ditë më vonë, saktësisht më 19 qershor, luhet ndeshja me Kroacinë, ndërsa me 24 qershor në Dusseldorf, zhvillohet xhiroja e fundit, pra me Spanjën.

Kujtojmë se dy vendet e para nga secili grup sigurojnë bileten direkte për fazën e eliminimit direkt, ndërsa katër vendet e treta më të mira gjithashtu kualifikohen. Pra vetëm tetë kombëtare do ta kenë fatin e keq të mos kalojnë fazën e grupeve.

Lajme të ngjashme