Hidhet shorti për Kampionatin Evropian, Kombëtarja e Shqipërisë në grup me Spanjën, Kroacinë e Italinë - NACIONALE

Hidhet shorti për Kampionatin Evropian, Kombëtarja e Shqipërisë në grup me Spanjën, Kroacinë e Italinë

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në Hamburg të Gjermanisë është hedhur shorti për Kampionatin Evropian 2024, që mbahet gjatë verës së ardhshme dhe ku 24 kombëtare, në mesin e tyre dhe Shqipëria, luftojnë për titullin kampion, në finalen e madhe që do të zhvillohet me 14 korrik.

Gjermania si nikoqire e këtij turneu është kualifikuar direkt dhe do të jetë në grupin A, teksa 20 kombëtare tjera kanë mësuar vendin e tyre, me tri të tjera që do ta kërkojnë vendin e saj në Evropian nëpërmjet play-offit të Ligës së Kombeve.

24 kombëtare u ndanë në gjashtë grupe si vijon:

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skocia, Zvicra;

Grupi B: Spanja, Shqipëria, Kroacia, Italia;

Grupi C: Anglia, Danimarka, Sllovenia, Serbia;

Grupi D: Franca, Austria, Holanda, Fituesi i play-off A.

Grupi E: Belgjika, Rumania, Sllovakia, Fituesi i play-off B.

Grupi F: Portugalia, Turqia, Republika e Çekisë, Fituesi i play-off C;

Image

Kujtojmë se 16 kombëtare kanë mundësinë e kalimit të grupeve, ku dy vendet e para nga secili grup sigurojnë biletën direkte, ndërsa katër vendet e treta më të mira do t'ju bashkangjitën po ashtu në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian do të jetë më 14 qershor mes Gjermanisë dhe Skocisë

Lajme të ngjashme