Mësohen futbollistët e renditur nga 25 – 30 për Topin e Artë
“France Football” ka nisur të zbulojë emrat e lojtarëve në renditjen e Topit të Artë, duke filluar nga fundi.
Aktualisht, ata publikuan emrat e lojtarëve të cilët kanë zënë vendet 25-30.
Ylli i Chelseas Cole Palmer është renditur i 25-ti për vitin 2024, Declan Rice i Arsenalit në pozitën 26-të, Vitinha i PSG-së zë të 27-in, Alejandro Gramaldos renditet i 28-ti, kurse dyshja Matts Hummels e Artem Dovbyk në pozitën 29-të.
Ranked at the 25th place for the 2024 Men's Ballon d'Or!
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Cole Palmer @ChelseaFC @England #BallonDor pic.twitter.com/LpDBRVecFe
France Football do të vazhdojë të zbulojë këtë renditje nga fundi deri në pozitën e 10-të, nga aty pastaj do të mësojmë direkt 10 më të mirët në botë.