Mërgim Pefqeli kalon te Dukagjini - NACIONALE

Mërgim Pefqeli kalon te Dukagjini

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Mërgim Pefqeli ka kaluar te skuadra e Dukagjinit nga rivali Prishtina.

Pefqeli ishte ndër lojtarët që iu tregua “dera” nga trajneri i ri i Prishtinës, pavarësisht që ishte kapiten.

Tani, ish futbollisti bardhëkaltër ka kaluar te Dukagjini, ku do të ribashkohet me trajnerin Ismet Munishi.

“Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër.

Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.

KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.

Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne.

Mirë se vjen Mërgim”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Dukagjinit.

Lajme të ngjashme