Mërgim Berisha vazhdon me formën e lartë në Bundesliga, i shënon Wolfsburgut
Sulmuesi Mërgim Berisha është duke vazhduar me formën e lartë te Augsburgu, ku ka shënuar si mysafir i Wolfsburgut.
Zhvillohej minuta e 32-të, ku Berisha mori një pasim të shkëlqyer nga Engels dhe me një goditje perfekte dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Për Berishën ky është goli i nëntë në Bundesliga, derisa numëron edhe katër asistime.
Ndërkohë, këtë muaj Berisha zgjodhi përfundimisht përfaqësimin e Gjermanisë ku mori pjesë në miqësoret e marsit, duke refuzuar prapë Kosovën.