UEFA e suspendon për dy ndeshje Mirlind Dakun, humb përballjen ndaj Spanjës - NACIONALE

UEFA e suspendon për dy ndeshje Mirlind Dakun, humb përballjen ndaj Spanjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia futbollit UEFA e ka suspenduar për dy ndeshje sulmuesin gjilanas Mirlind Daku.

Ylli i Shqipërisë ofendoi tifozët maqedonas dhe serbë pas ndeshjes ndaj Kroacisë, ku si pasojë edhe ka ardhur dënimi prej UEFA-s.

UEFA ka vendosur ta suspendojë Daku për dy ndeshjet e radhës, kësisoj lojtari i Rubin Kazanit do të jetë mungesa e madhe kundër "La Roja".

"Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf", shkruhet ndër të tjera në komunikatën e FSHF-së.

Shqipëria të hënën zhvillon “finalen” ndaj Spanjës, ku me një fitore mund të thuhet se do të avancojnë në fazën e eliminimit direkt.

Kujtojmë, në grupin B – “Kuq e Zinjtë” kanë një pikë, aq sa ka edhe Kroacia ndërsa Spanja është kualifikuar me gjashtë sosh, derisa Italia renditet e dyta me tre pikë.

Lajme të ngjashme