Mediet italiane e çojnë në qiell Rrahmanin: Thuajse e pamundur të depërtohet, një mur - NACIONALE

Mediet italiane e çojnë në qiell Rrahmanin: Thuajse e pamundur të depërtohet, një mur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Paraqitja e sontme e Amir Rrahmanit ndaj Liverpoolit ka qenë e mrekullueshme. E tillë është vlerësuar edhe nga shtypi italian, i cili nuk ka kursyer lëvdatat për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës.

Amir Rrahmani me vazhdimësinë e formës që po tregon në vitet e fundit, ka bërë që të jetë një digë e vërtetë për sulmuesit kundërshtarë, duke u transformuar kështu në një mbrojtës me zhvillim të konsiderueshëm.

Ai tek sot bëri debutimin në Ligën e Kampionëve dhe ky doli të ishte përrallor, pasi në mbi 90 minuta lojë, hiç një karton të verdhë që pësoi, nuk gaboi thuajse asgjë, duke i dhënë siguri të madhe skuadrës së tij, në dyshen e re të qendrës së mbrojtjes që e formon me Kim.

Niveli që tregoi nuk kaloi pa u vërejtur nga mediet e mëdha italiane, të cilat njëzëri e vlerësuan si të jashtëzakonshme atë çfarë tregoi në fushë kapiteni i "dardanëve".

Vlerësimi me nota të larta për Rrahmanin

Sigurisht që nëse mposhtet Liverpooli me rezultat 4:1 nga Napoli pas të gjithë atyre largimeve dhe reformatimit të madh që pësoi skuadra në afatin kalimtar të verës, nënkupton se përformanca e ekipit ka qenë e një niveli shumë të lartë, e specifikisht bashkë me të edhe ajo e qendërmbrojtjes, kur kemi parasysh trinomin e Jurgen Klopp që di të jetë i rrezikshëm në çdo çast të ndeshjes.

"Pjekuri e vazhdueshme ajo e mbrojtësit kosovar. Nganjëherë nuk veçohet shumë në fushë, sepse nuk gabon thuajse asgjë. Pikërisht siç bën një mbrojtës i nivelit të lartë", komentoi agjencia e lajmeve "Goal" në Itali paraqitjen e Rrahmanit, të cilën e vlerësoi me notën 7.

Një notë po aq të lartë Rrahmani e mori edhe nga mediumi më i madh lokal i Napolit, "Tuttonapoli", i cili ndeshjen e mbrojtësit nga Prishtina e përshkroi me fjalët më të mira të mundshme.

"Një mori spastrimesh me trup i japin kuptim paraqitjes së tij të sontme. Thuajse e pamundur të driblohet. Ndër të tjera, ia del që ta vendosë skuadrën në kundërsulme me kualitet dhe menaxhon ndërtimin e aksioneve si të ishte një veteran në këtë kompeticion", shtoi mediumi në fjalë pasi e vlerësoi me notën 7,5.

"Sky Sport Italia" ishte transmetuesi kryesor i ndeshjes për territorin e Italisë. Gjiganti i madh televiziv e notoi edhe më lart Rrahmanin. Për mediumin respektiv ndeshja e Rrahmanit ishte për notën 8.

Rrahmani nuk u harrua pa u përmendur as nga një tjetër agjenci sportive e madhe e lajmeve në Itali, gjegjësisht "Tuttomercatoweb", e cila vlerësoi me notën 7.

"Solid, i sigurt dhe i vëmendshëm. Në kampionat nuk është më befasi. Një mur së bashku me Kim", shkroi mediumi gjegjës.

Lajme të ngjashme