Katar 2022 | “Me shumë gjasë do të dënohem” – Szczesny e konfirmon se vuri bast me Messin për penalltinë - NACIONALE

Katar 2022 | “Me shumë gjasë do të dënohem” – Szczesny e konfirmon se vuri bast me Messin për penalltinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Polonisë, Wojciech Szczesny ka zbuluar se ai bëri një bast 100 euro me Lionel Messin gjatë përballjes së Polonisë me Argjentinën dhe humbi.

Portieri i Juventusit duroi një natë dramatike në Kupën e Botës, pasi kombëtarja e tij kaloi në 1/8 e finales për shkak të dallimit me gola me Meksikën, pas humbjes 2-0 ndaj amerikano-jugorëve.

Një moment i madh në ndeshje erdhi kur Szczesny e goditi Messin lehtë, kur topi po vinte nga një harkim.

Szczesny fouled Messi in the area with a penalty being given by VAR

Gjyqtari iu tha nga video ndihmës arbitri që të shikonte më nga afër incidentin.

Duke qenë qartësisht i bindur se goditja nga pika nuk do të jepej, ish-portieri i Arsenalit zbuloi pas ndeshjes se si bëri një bast të vogël me superyllin argjentinas.

Duke folur për transmetuesin norvegjez, TV 2 Sport, ai tha: “Jo, nuk e mendoja se do të jepej penallti.

“Ne folëm para penalltisë dhe i thashë se mund t'i vë bast 100 euro që gjyqtari nuk do të akordonte penallti. Kështu që kam humbur një bast kundër Messit. Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të më dënojnë për këtë. Nuk më intereson tani.”

Sigurisht që penalltia u dha, megjithatë Szczesny e kompensoi gabimin duke e shpëtuar goditjen e Messit, duke mbajtur rezultatin 0:0.

He did redeem himself though, as he denied Messi from the spot

Megjithatë golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez ishin të mjaftueshëm për fitoren e Argjentinës pasi ata përparuan në raundin tjetër si fitues të Grupit C, me Poloninë që e mbylli grupin në vendin e dytë.

Polonia tani do të takohet me Francën e Argjentina me Australinë për një vend në çerekfinale.

Lajme të ngjashme