"Më mungon" - Mbappe i dërgon mesazh Ramosit pas golit të shënuar me Sevillën - NACIONALE

"Më mungon" - Mbappe i dërgon mesazh Ramosit pas golit të shënuar me Sevillën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka dërguar mesazh Sergio Ramosit, pasi ky i fundit shënoi gol në datëlindjen e tij në 38-të, me Sevillën që fitoi ndaj Getafes.

Mbrojtësi u gëzua pasi iu deshën vetëm pesë minuta për të gjetur rrjetën të shtunën pasdite. Dhe meqenëse goli i tij përfundimisht doli të ishte fituesi i ndeshjes për t'i dhënë Sevillas tre pikët, padyshim që do të ndihet si qershia mbi tortën e tij të ditëlindjes. Megjithatë, dita u bë më e ëmbël pasi shoku i tij i ngushtë Mbappe postoi një mesazh të përzemërt në storyn e tij në Instagram për ta uruar atë në ditën e tij të veçantë.

Historia e Mbappes

Dyshja krijuan një lidhje të ngushtë kur Ramos nënshkroi për Paris Saint-Germain në 2021 pas largimit nga Real Madrid. Edhe pse mbrojtësi i ndërpreu lidhjet me parisienët në vitin 2023, kujtimi i ditëlindjes së tij nga Mbappe tregon se ai vazhdon të jetë mik me fituesin e Kupës së Botës 2010.

Superylli i PSG-së ka shkruar: "Gëzuar ditëlindjen vëlla. Gjithmonë me të mira. Më mungon".

Achraf Hakimi dhe Mbappe telefonuan Ramosin ndërsa sulmuesi po festonte ditëlindjen e tij të 25-të në dhjetor.

“Më mungoni djema”, tha Ramos. Dhe Mbappe bëri një përgjigje thuajse të menjëhershme duke thënë: “Baba, më mungon”.

Mbappe story

Mbappe pritet t'i bashkohet Real Madridit në verë dhe sulmuesi thuhet se kishte kërkuar këshillën e Ramos se si të vendoset dhe të përshtatet shpejt me jetën në kryeqytetin spanjoll. Ai ka pranuar se e ardhmja e tij do të zgjidhet para Euros por mbetet për t'u parë se kur do të shpallet zyrtarisht lëvizja.

Lajme të ngjashme