Me Messin çdo gjë ishte shumë më e lehtë në Barcelonë – thotë Alba - NACIONALE

Me Messin çdo gjë ishte shumë më e lehtë në Barcelonë – thotë Alba

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jorgi Alba e ka pranuar se gjithçka ishte shumë më e lehtë kur Lionel Messi ishte në Barcelonë, me të cili e kishte krijuar një partneritet shkatërrues, gati të paparë në futboll.

Derisa Jordi Alba është mbrojtës anësor, dhe Messi e kaloi shumicën e karrierës si sulmues i djathtë, dy prodhime të akademisë së famshme La Masia bashkëvepruan për t’i shënuar 34 gola së bashku në nëntë sezone të paharrueshme në Camp Nou.

Largimi i Messit në drejtim për Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë në vitin 2021 i dha fund një partneriteti frytdhënës në Katalonjë.

Alba e pranon se Barçës vazhdton t’i mungojë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Ne e kuptonim njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer, ai ma pasonte topin në kohën e duhur. Ishte tejet e vështirë sepse të gjithë kundërshtarët na njihnin neve, por ai futej nga plani i dytë dhe e gjente ndonjë bashkëlojtarë tjetër më pak të markuar. Ne ishim një dyshe shumë e mirë”, tha Alba për Universo Valdano.

Me të, çdo gjë ishte shumë më e lehtë. Gati të gjitha asiste e mia ishin për të, e mbaj në mend se i pari ishte kundër El Sadar. Ai është më i miri në të gjitha aspektet e lojës”, shtoi ai.

Messi e ka vulosur statutin e tij si njëri prej më të mirëve në histori kur e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës 2022 në Katar.

Alba thotë se ndihet shumë i lumtur që ish-shoku i skuadrës e ka kompletuar karrierën me trofeun e vetëm që i mungonte.

Të gjithë tifozët e futbollit donin që Leo të fitonte, për të gjitha vuajtjet, për gjithçka që i ka dhënë futbollit dhe sepse ai gjithmonë e ka dashur atë kupë”.

Lajme të ngjashme