Me fitoren ndaj Atletico Madridit, Inzaghi e barazon rekordin e Mancinit dhe Contes te Interi - NACIONALE

Me fitoren ndaj Atletico Madridit, Inzaghi e barazon rekordin e Mancinit dhe Contes te Interi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi i SImone Inzaghit ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat, për herë të parë që nga viti 2021 dhe nuk marrë një goditje në drejtim të portës në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë dje që nga viti 2006.

Zikaltrit mundën gjigantët e La Ligës Atletico Madrid 1:0 të martën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Stadio Meazza.

Siç raportohet nga Opta në platformën X, dikur Twitter, Interi nuk pësoi asnjë goditje në portë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga nëntori 2006, kur Roberto Mancini ishte në krye të gjigantëve të Serie A-së. Inter mundi Sporting CP 1:0 atë ditë me golin e Hernan Crespo.

Megjithatë, ata u eliminuan nga Valencia në fazën ku janë tani.

Inzaghi ka barazuar një tjetër ish-trajnerë të madh të Interit, Antonio Conte, i cili ishte trajneri i fundit i Interit që fitoi nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat me zikaltrit. Ndodhi midis shkurtit dhe prillit 2021 dhe gjigantët e Serisë A vazhduan të fitonin titullin e Serie A atë sezon.

Interi po kalon në formë të jashtëzakonshme si në elitën italiane ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, ku tashmë në Serie A është shkëputur nga ndjekësit e në Ligë të Kampionëve do të përballet me Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit me një avantazh prej një goli.

Lajme të ngjashme