“Më falni që iu zhgënjeva”, Luiza Gega reagon pasi u eliminua nga Olimpiada
Atletja Luiza Gega ka kërkuar falje drejttifozëve pasi dështoi të kualifikohet në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Gega s’arriti të sigurojë finalen në vrapimin prej 3 mijë metrave me pengesa, duke e mbyllur vetëm si vend i nëntë në kohën 9:27.41.
I menjëhershëm ishte reagimi në rrjetin social “Instagram”, ku atletja shqiptare kërkoi falje ndaj tyre që i zhgënjeu.
“Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të niveli, por në fakt nuk ndodhi kështu”.
“Edhe përse nuk e kam thënë kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet te vija apo jo, por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë”.
“Dua vërtet t’i kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështesin, si në ditë të mira qoftë dhe të vështira. Ëndrra e Parisit mbyllet sot”, shkroi ajo.