Ep.25 - Emisioni POV: Çka po ndodh me bulevardin e Gjilanit? Cila është gjendja e Badocit? A u mbajt premtimi për rrethin te “Gorenje”?
Episodi i 25 i emisionit POV Nacionale, ka trajtuar tema të ndryshme, përfshirë hulumtime e storje autentike të gazetarëve të Nacionales.
Gazetari Arbër Ramadani, në këtë episod, përmes lidhjeve tëlefonike ka pasur të ftuar dy asamblist nga Gjilani, Gresa Avdiu nga LDK dhe Burhan Isufi nga rradhët e PDK. Të ftuar ishin edhe asamblist të Vetëvendosjes në Gjilan, por që nuk iu përgjigjën ftesës.
Bulevardi i Gjilanit, projekti 18 – milionësh, i cili ka filluar së zbatuari në qendër të Gjilanit, sipas partive opozitare në këtë qytet, u bë pa leje ndërtimore.
Në anën tjetër, gazetari Burim Pacolli në këtë episode ka shfaqur disa nga raportimet e tij për gjendjen e rrugëve nëpër Kosovë, duke spikatur me storjet për atë që njihet si “rrethi i Gorenjes”, rruga Prishtinë-Hajvali.
Në këtë episodë janë trajtuar edhe tema të tjera, nga gazetarët Oqean Dermaku e Eriola Cacaj.