Mbyllet pjesa e parë pa gola, Reali e dominon Bayernin - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë pa gola, Reali e dominon Bayernin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi e ka dominuar Bayern Munichun në pjesën e parë në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” zhvilluan paraqitje më solide, duke krijuar raste më të rrezikshme por epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.

Serge Gnabry kishte rastin e parë më të mirë në ndeshje, por që dështoi të shënonte nga afërsia.

Pas kësaj, Reali goditi shtyllën me Vinicius Junior, ndërsa nga topi i kthyer dështoi të shënonte Rodrygo me Manuel Neuer që bëri një super pritje.

Bayern Munich gjithashtu kishte një tjetër rast të mirë me Harry Kane, që goditi një vollej fantastike mirëpo që Andriy Lunin bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Rast tjetër që vlen të ceket ishte i Vinicius Junior, që befasoi të gjithë me një goditje nga distanca por që Neuer befasoi të gjithë duke e devijuar në fund.

Kësisoj, pjesa e parë rezultoi të jetë 0:0 ndërsa fituesi mbetet të shihet nëse do të konfirmohet në pjesën e dytë.

Lajme të ngjashme