Mbyllet pjesa e parë në Zahir Pajaziti, pa gola mes Ballkanit e Santa Colomas - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë në Zahir Pajaziti, pa gola mes Ballkanit e Santa Colomas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Ballkanit e Santa Colomas në kuadër të ndeshjes kthyese të xhiros së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku pas 45 minutave të zhvilluara, rezultati vazhdon të mbetet 0:0.

Kampioni i Kosovës kishte iniciativën gjatë kësaj pjese, duke pasur kontrollin e topit si dhe rastet më të mira.

Xhebrailat i patën disa shanse, me dy goditje në drejtim të portës, por që dështuan të realizonin, ndërsa mysafirët nuk është që u treguan të rrezikshëm në ndonjë rast, përveç gjatë një rivënie këndore kur Enea Koliçi nuk bëri dalje të mirë, por që topi u largua pa asnjë rrezik.

Deri në fund të pjesës së parë gola nuk pati në stadiumin Zahir Pajaziti dhe krejt çfarë vlen të cekët është kartoni i kuq direkt për Sunday Adetunji të Ballkanit, i cili goditi me bërryl një lojtar të Santa Colomas, me gjyqtarin që e ndëshkoi pasi e shikoi rastin në VAR.

Tani Ballkani do të luajë me një futbollist më pak gjatë pjesës së mbetur të takimit, ku i duhet patjetër barazimi ose fitorja për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që do të ishte historike për futbollin kosovar.

Lajme të ngjashme