Mbyllet pjesa e parë në Stuttgart Arena, pa gola mes Spanjës e Gjermanisë
Në Stuttgart Arena po zhvillohet çerekfinalja e parë e Evropianit 2024 mes Spanjës e Gjermanisë, ku pas 45 minutave të zhvilluara nuk ka gola të shënuar.
Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, pasi vetëm tetë minuta pasi filloi takimi, Pedri, u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit të pësuar nga një ndërhyrje e Toni Kroos.
Pedri says goodbye to the game with tears.
— PushGoals (@PushGoals) July 5, 2024
Spaniards react to referee Antony Taylor pic.twitter.com/C3qzLF85LA
Në vazhdim Furia e Kuqe ishte më e rrezikshme duke krijuar disa raste të mira shënimi, por që raste pati edhe Gjermania.
Një pjesë e parë pothuajse e barabartë u zhvillua në Stuttgart, me rezultatin 0:0 pas 45 minutave të para.
Të dy skuadrat do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale, ku fituesi përballet me njërën nga Portugalia apo Franca më pastaj.