Mbyllet pjesa e parë: Kosova dominon, por Bjellorusia në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë, me mysafirët që janë në epërsi.
“Dardanët” ishin shumë herë më të mirë, duke dominuar në të gjitha aspektet por që mysafirët ia dolën ta dërgojnë topin brenda rrjetës.
Kosova kishte disa raste shënimi nga fillimi, siç ishte goditja e Florent Muslijës nga distanca, apo edhe me Berishën dhe Rashanin por iu mungoi finalizimi.
Sidoqoftë, kur askush nuk e priste bjellorusët zhvilluan një aksion të shpejtë, me Antilevskiy që realizoi nga distanca duke e lënë të shtangur Visar Bekajn.
Me një gjuajtje precize, portieri ynë nuk arriti të reagonte kësisoj mysafirët kaluan në epërsi (43’) - VIDEO.
Megjithatë, Kosova ka edhe 45 minuta të tjerë për ta përmbysur këtë epërsi të mysafirëve pasi me një humbje do ta mbyllnim këtë cikël kualifikues në vendin e pestë.