Mbyllet pjesa e parë: Kosova dominon ndaj Bjellorusisë, por pa gola - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë: Kosova dominon ndaj Bjellorusisë, por pa gola

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 pjesa e parë ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës.

“Dardanët” si ndaj Rumanisë, dominuan plotësisht edhe ndaj Bjellorusisë por prapë dështuan ta dërgojnë topin brenda rrjetës.

Kosova kishte disa raste shënimi me anë të Rrudhanit, Muriqit dhe disa herë me Celinën nga distanca por që assesi s’ia dolën ta befasojnë mbrojtjen mysafire.

Vlen të ceket se debutoi zyrtarisht edhe sulmuesi i Clujit Ermal Krasniqi që hyri pas 25 minutave lojë duke e zëvendësuar të lënduarin Leart Paqarada.

Ndërkohë, Bjellorusia një rast të vetëm e kishte pas 30 sekondave lojë por Arijanet Muric assesi s’u befasua.

Kësisoj, tani mbetet të shihet nëse do të ketë gola gjatë pjesës së dytë.

Lajme të ngjashme