Mbyllet pa gola pjesa e parë, Kosova më dominuese ndaj Rumanisë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, që po zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” janë duke dominuar në posedim dhe në krijimin e rasteve, por deri më tani ende s’e kanë gjetur rrugën drejtë rrjetës.
Kosova tentoi me anë të Bersant Celinës dhe Vedat Muriqit, por të dy dështuan t’i finalizonin aksionet.
Një rast të mirë shënimi e kishte edhe Florent Muslija, por portieri rumun arriti ta devijojë, gjuajtje kjo që ishte e vetmja në portë deri më tani.
Në anën tjetër, Rumania gjatë kësaj pjese nuk është që tregoi ndonjë gjë duke provuar të përfitonte nga ndonjë pasim i pagabueshëm.
Vlen të ceket se probleme futbollistëve po iu sjellë edhe fusha në “Fadil Vokrri”, pasi topi disa herë u pengua nga uji në fushë.
Kësisoj, mbetet të shihet në 45 minutat e dytë nëse ndonjëra nga kombëtaret do të arrijnë t’i arkëtojnë pikët e plota.
Kujtojmë, Kosova duhet të shënojë fitore ndaj Rumanisë në mënyrë që të mbesin në garë për kualifikimin në Kampionat Evropian, pasi kanë katër pikë më pak se rumunët.