Mbyllen pjesët e para: AC Milan e dominon Newcastle, nga një gol për Young Boys dhe Leipzig
Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e Ligës së Kampionëve.
AC Milan është duke dominuar plotësisht ndaj Newcastle Unitedit, por që ende s’e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.
“Rossonerët” kanë ndërtuar aksione të njëpasnjëshme duke pasur disa raste të arta shënimi siç ishte me Rafael Leaon dhe Krunic, mirëpo që Nick Pope padyshim doli të jetë heroi duke mos lejuar topin të shkojë brenda rrjetës.
Newcastle në këtë 45-minutësh veçse u mbrojt duke provuar në kundërzbritje por që nuk kishte ndonjë mundësi shënimi.
Në anën tjetër, Young Boys është duke barazuar me RB Leipzigun, ku epilogu pas pjesës së parë doli të jetë 1:1.
Pas vetëm tre minutave lojë, Mohamed Simakan shënoi një gol të bukur me kokë nga afërsia.
Sidoqoftë, Young Boys arriti të këndellet me një eurogol nga distanca të Meschack Elias (33’).
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do të ketë ndryshime të rezultateve.