Mbrëmje magjike: Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
Kosova ka shënuar fitore historike ndaj Suedisë.
“Dardanët” treguan disiplinë dhe guxim të lartë në një ndëshje ku ishin përballë një prej ekipeve më me përvojë në futbollin europian.
Suedia erdhi në Prishtinë si favorite e padiskutueshme, me tri fitore nga tri përballjet e mëparshme kundër Kosovës, përfshirë edhe fitoren 3:0 në kualifikimet e vitit 2021.
Edhe pse skandinavët e nisën ndeshjen duke mbajtur më shumë topin dhe duke u përpjekur të diktonin lojën, rastet më të rrezikshme i takuan Kosovës.

- Foto: Visar Kadrolli / Nacionale.
Avantazhi erdhi në minutën e 26-të, kur Elvis Rexhbecaj shënoi një gol të mrekullueshëm pas një kundërsulmi të shpejtë.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Kosova gjeti edhe golin e dytë.
Ylli i sulmit tonë, Vedat Muriqi, tregoi sërish klas të lartë, duke goditur fuqishëm nga jashtë zonës dhe duke e çuar rezultatin në 2:0.

- Foto: Visar Kadrolli / Nacionale.
Kosova mund të kishte shënuar golin e tretë: Florent Muslija depërtoi mjeshtërisht në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
Pavarësisht një momenti të vështirë me ndëshkimin e Lindon Emërllahut, që mori dy kartona të verdhë brenda gjashtë minutave, Kosova rezistoi deri në fund pa pësuar gol.

- Foto: Visar Kadrolli / Nacionale.