“Mbledhësi i topave ma mori reketin” – Rafael Nadal tronditet gjatës fitores në ndeshjen e parë në AO
Rafael Nadal kishte një çast bizar gjatë fitores kundër Jack Draper në rrethin e parë të Australian Open të hënën, pasi iu zhduk reketi.
Nadal, fitues i 22 titujve grand slam, njihet për përpikëri në përgatitjet e tij saqë edhe shishet e ujit i vendos në mënyrë të veçantë.
Tenisti spanjoll mbeti i habitur kur njëri nga mbledhësit e topave ia mori aksidentalisht reketin me të cilin po luante dhe ia dërgoi për riparim të telave.
“Ky reket duhet të dërgohet për rregullim të telave, jo ai tjetri. Duhet të ma kthejë atë reket”, i tha Nadali gjyqtarit.
Rafael Nadal quiso enviar a encordar una raqueta, pero el problema fue que el ball boy tomó la raqueta equivocada y la llevó 🤣🤣.
— Respiro Tenis (@Respiro_Tenis) January 16, 2023
🎥: @AustralianOpen pic.twitter.com/j0ARgSzN9x
Gjyqtari bëri një telefonatë pastaj në përpjekje për t’ia kthyer reketin spanjollit.
Nadali e mori me të butë dhe humor këtë, megjithatë, për të cilën shumë tenistë të tjerë do të ishin ndier të mllefosur.
Ai shkoi te Draper pastaj dhe ia shpjegoi se çfarë po ndodhte dhe pse po vonohej për ta nisur lojën.
Nadali shtoi: “Mbledhësi i topave ma mori reketin”.

Kampioni në fuqi i Australian Open e mposhti numrin tre të Britanisë së Madhe në një ndeshje të vështirë që zgjati gati katër orë.
Spanjolli e fitoi setin e parë 7:5, por Draper u rikthye dhe e barazoi meçin në setin e dytë.
Megjithatë, britanikun filluan ta kapin ngërçe në këmbë dhe kjo ndikoi në lojën e tij dhe si pasojë edhe në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Nadali i fitoi edhe dy setet e radhës dhe kaloi në rundin e dytë.