Mbi 500 mijë euro në ditë, 3.8 milionë euro për javë: Kontrata e çmendur që CR7 të rinovojë me Al Nassr - NACIONALE

Mbi 500 mijë euro në ditë, 3.8 milionë euro për javë: Kontrata e çmendur që CR7 të rinovojë me Al Nassr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është afër që ta rinovojë kontratën edhe për dy vite me Al Nassr.

Kontrata aktuale i skadon në verë, ndërsa Ronaldo është shprehur publikisht i lumtur me jetën në Lindjen e Mesme. Al Nassr gjithashtu nuk dëshiron ta humbë lojtarin i cili është më meritori për zhvillimin që kanë bërë këto vite.

Sipas mediave arabe, Ronaldo është afër t’i thotë “PO” ofertës së Al Nassr, skuadër kjo jo vetëm që do t’ia rrisë pagën por do ta bëjë lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.

Me kontratën e re Ronaldo do të përfitojë plot 200 milionë euro për vit, ose thënë ndryshe: 16.6 milionë euro për muaj, 3.8 milionë euro për javë, 769.231 mijë euro për ditë, 96.153 euro për orë, 1 mijë e 602 euro për minutë ose 26.7 euro për sekondë.

Përpos kësaj, Al Nassr i ka premtuar Ronaldos edhe përforcime në skuadër duke nisur nga ky afat kalimtar dimëror, me Casemiron që aktualisht është ndër prioritet e klubit.

Al Nassr synon të nënshkruajë me disa futbollistë këtë janar në mënyrë që të garojë me Al-Ittihadin dhe Al Hilalin në garën për titullin kampion, ose për Ligën e Kampionëve në Azi.

Lajme të ngjashme