“Mbetet të punoj për të marrë ftesë nga Kosova”, Florent Hasani flet edhe për kalimin te Rapidi - NACIONALE

“Mbetet të punoj për të marrë ftesë nga Kosova”, Florent Hasani flet edhe për kalimin te Rapidi

2 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Sulmuesi Florent Hasani kishte oferta nga Ukraina dhe Korea Jugore, mirëpo zgjodhi Rapid Bukureshtin shkaku i projektit dhe ofertës më të lartë financiare, kështu deklaroi ai në një intervistë për Gazetën Nacionale.

Hasani bëri hapin e madh në karrierë, duke kaluar te gjiganti rumun nga Tirana në një marrëveshje që kushtoi 300 mijë euro.

Në një intervistë për Nacionalen, 26-vjeçari tha haptas se sulmuesi Mirlind Daku kishte oferta nga klube të tjera, por ajo e Rapidit ishte më e mirë, si në aspektin financiar ashtu edhe projekti i klubit.

Të them të drejtën kisha oferta të tjera, por kur vizitova kombëtaren Shqiptare, ku kam shoqëri shumë të ngushtë me Ardian Ismajlin dhe Mirlind Dakun nisi gjithçka. Daku ishte nismëtari i këtij transferimi”.

Oferta kisha nga Ukraina dhe Korea Jugore, por vendosa për Rapidin ngase ishte oferta më e mirë financiare. Klubi ka projekt të mirë duke luftuar për titullin kampion dhe gara evropiane. Tifozët janë fantastik. Pastaj bisedova edhe me Albionin (Rrahmanin) dhe u binda për të nënshkruar me Rapidin”.

Hasani gjithashtu foli edhe për kohën te Tirana, ku tregoi se nuk ka asnjë peng pasi për të e fituan titullin kampion, pavarësisht se "ia morën në fund".

Ka qenë koha më e mirë e karrierës, ku e fitova një super formë, vetëbesim dhe pjekuri edhe më shumë si futbollist”.

Peng nuk kam sepse për mua Tirana ishte kampion sezonin e kaluar pavarësisht se na e morën titullin. Të gjithë e dinë mënyrën se si vajti”.

Ai foli shkurtimisht edhe për objektivat duke shtuar se do titullin kampion në Rumani.

Së pari kam pasur një pritje fenomenale nga klubi, sa të adaptohem shpejtë me skuadrën dhe shpresoj të vazhdoj rrugën që kisha tek Tirana. Dua t’i ndihmoj skuadrës në luftën për titull”.

Në fund, Hasani nënvizoi se tani synon të punojë fortë për të marrë ftesën te kombëtarja e Kosovës.

“Mungesa e madhe te Kosova? E vërtetë, por gjithmonë kam thënë se do të punoj fortë dhe do të rikthehem. E imja mbetet puna dhe paraqitjet e mira, pastaj për ftesën janë stafi dhe njerëzit kompetent”, nënvizoi ai.

Te Rapidi ka gjasa t’iu bashkohet edhe një tjetër futbollist nga Kosova, pasi ndodhën në negociata me anësorin e Clujit Ermal Krasniqi.

Lajme të ngjashme