Aksionari i Rapidit i thotë të gjitha: Paguam 300 mijë euro për Florent Hasanin - NACIONALE

Aksionari i Rapidit i thotë të gjitha: Paguam 300 mijë euro për Florent Hasanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dan Sucu, një aksionar i Rapid Bukureshtit ka treguar haptas se klubi rumun pagoi 300 mijë funte për sulmuesin Florent Hasani dhe Tirana u detyrua ta shiste shkaku që në verë do të bëhej agjent i lirë.

Rapidi bëri një transferim befasues ditë më parë, duke nënshkruar me yllin e Tiranës që shkëlqeu sezonin e kaluar dhe këta gjashtë muajt e parë.

Sidoqoftë, meqenëse kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, klubi shqiptar nuk guxoi të rrezikonte që ta humbte si agjent të lirë, andaj e shiten për vetëm 300 mijë euro.

“Ai është futbollist mjaftë interesant, shumë i mirë. Ishte mundësi për ne. Kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës”.

“Pas të gjithave, Florent na kushtoi rreth 300 mijë euro. Ishte gjithashtu shkaku që kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe klubi ku luante nuk rrezikoi ta humbiste si agjent të lirë në verë”.

“Mos më pyesni për të. Stafi teknik dhe Bergodi më thanë se do të na ndihmonte shumë. Nuk jam i mirë në futboll”, tha ai për “Fanatik”.

Hasani pas transferimit për faqen zyrtare të Rapidit deklaroi se mezi pret të luajë para tifozëve.

“Përshëndetje tifozë të Rapidit. Faleminderit për mikpritjen. Që kur nisën negociatat, doja vetëm të bëja mirë në Shqipëria dhe të bëhesha lojtar i Rapidit. Mezi pres të vije në Bukuresht, të luaj para tifozëve dhe të arrijmë qëllimet tona”.

Lajme të ngjashme