"Mbathi këpucët": Guardiola i thotë Gundoganit t'i harrojë kujtimet e vjetra dhe të krijojë të reja
Pep Guardiola e ka mirëpritur rikthimin e Ilkay Gundogan në Manchester City, duke i thënë që të harrojë momentet e vjetra dhe të fillojë të krijojë të reja.
Gundogan nënshkroi një rikthim të papritur te City të premten, pak më shumë se një vit pasi u largua për në Barcelonë pasi kaloi një periudhë shtatëvjeçare në klub në të cilën ai shënoi 60 gola në 304 ndeshje dhe ngriti 14 trofe.
“Ai nuk ka ardhur këtu për t’u pensionuar, apo për të rikujtuar kujtimet e mira, tani është koha t'i mbathë këpucët dhe të luajë në mënyrën më të mirë të tij”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp. "Ai e di se çfarë duhet të bëjmë, ai nuk ka nevojë të përshtatet; ai e njeh qytetin, ai e njeh klubin, ai i njeh shokët e tij të skuadrës, mënyrën se si duam të luajmë. Kështu që ai do të përshtatet menjëherë mirë, dhe kjo është arsyeja pse e kthyem atë”.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Gundogan luajti një rol vendimtar në fitimin e tre titujve të Premierligës radhazi te City midis 2021 dhe 2023 dhe ai shton akoma më shumë konkurrencë në një mesfushë dominuese, megjithëse të plakur. Ai është vetëm nënshkrimi i dytë i Cityt gjatë verës pasi anësori Savinho u bashkua nga Troyes dhe fakti që ai arrin në një transferim të lirë do të thotë se klubi ka ende 82 milionë funte (107 milionë dollarë) që ata fituan nga shitja e Julian Alvarez në Atletico Madrid për t'i shpenzuar për lojtarë të ri.
Megjithatë, Guardiola tha se nuk pret që City të shtojë më në skuadrën e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator. "Unë nuk mendoj kështu. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, ndoshta diçka ndodh përsa i përket lëndimeve - shpresojmë që jo - ose tregu ofron diçka të papritur që i përshtatet financiarisht, ose taktikisht... Për momentin nuk mendoj kështu..."
Kampionët luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi për sezonin e ri kundër skuadërs së sapopromovuar, Ipswich Town, të shtunën. Gundogan nuk ka gjasa të përfshihet në skuadrën e ditës së ndeshjes, ndërsa Rodri gjithashtu nuk pritet të jetë në formë pasi ai ende po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në finalen e Kampionatit Evropian.