Mbappe u krye, Real Madrid me të gjitha forcat fokusohet te Davies
Real Madridi është duke vazhduar të punojë për ta bindur mbrojtësin Alphonso Davies së Bayern Munichut që t’iu bashkohet në verë.
“Los Blancos” kompletuan transferimin e Kylian Mbappes të hënën, megjithatë janë duke vazhduar itensivisht punën për të marrë edhe kanadezin.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Real Madrid ka diskutuar këtë javë sërish me Davies, për t’i bërë me dije se vazhdojnë ta kenë ndër prioritetet.
Bayern Munich i ka bërë ofertën përfundimtare Davies dhe është duke pritur përgjigjen e tij zyrtare se nëse do të rinovojë, apo do të shitet në verë.
🚨⚪️ Understand Real Madrid are still working on Alphonso Davies deal, as new contacts took place this week.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2024
🔴 Bayern new contract proposal, still valid — so it’s up to Alphonso now; accept it or leave.
Real won’t pay rumoured €50m fee, only on favourable conditions. pic.twitter.com/afYitkvGH2
Real Madridi dhe Bayern Munichu ende nuk ka nisur bisedimet mes vete shkaku që Davies s’ka vendosur përfundimisht, por ditët në vijim pritet të jenë vendimtare.
Përndryshe, Romano raporton se Real Madridi nuk do të paguajë 50 milionë euro, vlerë të cilën e kërkon Bayerni shkaku që kontrata e Daviesit skadon më 2025.
Klubi madrilen do të tentojë ta zbresë çmimin dhe në rast që Bayerni nuk pranon, atëherë janë të gatshëm të presin deri në vitin tjetër për ta blerë si agjent të lirë, pak a shumë siç vepruan me Edouardo Camavingan.