Mbappe tregon se si presidenti i Francës e bindi ta refuzonte Real Madridin
Kylian Mbappe e ka pranuar se presidenti i Francës Emmanuel Macron ka pasur ndikimin të madh në vendimin e tij për të qëndruar në Paris Saint-Germain, pavarësisht sa shumë e kishte joshur Real Madridi.
Mbappe, 23 vjeç, nënshkroi marrëveshje të re luksoze deri në vitin 2025 me kampionin francez në verë, duke i dhënë fund sagës së kalimit të mundshëm në Real Madrid.
Ai ishte afër kalimit në Madrid, pasi kishte arritur marrëveshje financiare me kampionin spanjoll disa muaj para se përfundimisht të vendoste për të qëndruar në PSG.
Mbappe e ka pranuar se e kishte pranuar një telefonatë nga presidenti i vendit Macron, i cili e kishte bindur të qëndronte.

“Kurrë nuk e kam parafytyruar se do të bisedoja me presidentin (e Francës) për të ardhmen time, për të ardhmen time në futboll. Pra është çmendur, diçka vërtet e çmendur”, tha Mbappe për telefonatën me Macronin.
Mbappe tregoi se çfarë i kishte thënë Macroni gjatë asaj bisede telefonike, që ia ndërroi mendjen.
“Ai më tha, ‘dua që të qëndrosh, nuk dua që ti të largohesh sepse je shumë i rëndësishëm për vendin’. Pastaj më tha, ‘ke kohë për t’u larguar, mund të rrish edhe pakëz’”.

Mbappe i bezdisur nga thashethemet
Që nga çasti kur u bë e ditur se Mbappe do të qëndronte, thashethemet për ndikimin e tij në klub filluan të qarkullojnë më të madhe.
Madje kishte pretendime në media se Mbappe gjoja do ta luante edhe rolin e drejtorit sportiv dhe se do të pyetej për shumë gjëra brenda klubit.
“Ajo nuk është puna ime dhe nuk dua ta bëj atë punë sepse nuk jam i mirë në atë punë”, tha Mbappe për New York Times.
“Unë jam i mirë në fushë dhe jashtë fushës. (Vendimet sportive) nuk janë puna ime. Ka shumë njerëz që janë më të mirë se unë”.
