Mbappe pozon për herë të parë me fanellën e Real Madridit krahas Florentino Perezit - NACIONALE

Mbappe pozon për herë të parë me fanellën e Real Madridit krahas Florentino Perezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe ka pozuar për herë të parë me fanellën ikonike me numrin 9 të Real Madridit, kur ylli francez u prezantua para pak kohësh në Santiago Bernabeu.

Pas disa vitesh spekulime në lidhje me një lëvizje në Spanjë, fituesi i Kupës së Botës më në fund po ecën në atë rrugë në vitin 2024. Mbappe ka ndërprerë lidhjet me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me vendimin e marrë për të lëvizur si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij.

Durimi i Realit tani po shpërblehet, me 25-vjeçarin që po bëhet një tjetër ‘Galactico’ për Florentino Perez. Ai e ka mirëpritur me krenari Mbappen në kryeqytetin spanjoll, me mbështetës të pasionuar që përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë në një shfaqje speciale brenda Santiago Bernabeut.

Mbappe ishte i gjithë buzëqeshur kur mori në duart e tij një fanellë të famshme të bardhë për herë të parë, me reprezentuesin francez që mori numrin 9, ndërsa anësori brazilian Vinicius Junior tashmë e zë vendin e tij të preferuar numrin 7. Superylli portugez Cristiano Ronaldo gjithashtu mori numrin 9 kur mbërriti për herë të parë në Madrid.

Gjëra të mëdha priten nga Mbappe teksa ai i bashkohet skuadrës me yje të Carlo Ancelottit. Reali fitoi titujt e La Ligës dhe të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023-2024, me pritshmërinë që 25-vjeçari do t'u ndihmojë për të mbrojtur me sukses ato kurora vendase dhe kontinentale në sezonin që po vjen.

Lajme të ngjashme