Mbappe mund ta pranojë bankën rezervë, sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës - NACIONALE

Mbappe mund ta pranojë bankën rezervë, sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe është i gatshëm ta pranojë rolin e lojtarit rezervist te Paris Saint-Germain për sezonin 2023/24, sipas gazetarit të RMC Sport Daniel Riolo.

Gazetari i RMC Sport, Riolo raporton se PSG-ja është e gatshme ta mbajë Mbappen për një sezon tjetër, pavarësisht se sulmuesi francez i tha klubit se nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re. Ndërsa ai është lidhur me një transferim prej 200 milionë eurosh te Real Madridi, ky pretendim i ri thotë se pronarët e PSG-së janë gati t’ia ndalojnë trajnerit Luis Enrique që të luajë me Mbappen në formacion, nëse ai nuk bën një kthesë në qëndrimin e tij aktual për kontratën.

Duke folur për RMC Sport, Riolo tha: “Mund t'ju them diçka sonte. Mbappe do të jetë në PSG sezonin e ardhshëm. Edhe nëse ata shkojnë deri në fund të situatës dhe e vendosin në stol, Mbappe qëndron në PSG. Ai është i gatshëm ta pranojë këtë situatë.”

KYLIAN MBAPPE PSG

Ai shtoi: “Çdo ekip mund të fitojë pa Mbappen. Por Luis Enrique do t'i thuhet se ka Mbappen në skuadrën e tij, por ai nuk mund ta fusë në lojë. Ky është skenari që po na ofrohet aktualisht."

Luis Enrique PSG

Mbappe është paraqitur si yll botëror te PSG, duke shënuar 212 gola në 260 paraqitje, ndërsa ka dhënë edhe 98 asistime. Ulja e tij në stol padyshim që do të shkaktonte një bujë të madhe, por duket se 24-vjeçari është gati të pranojë kushtet për të kaluar në Real Madrid verën e ardhshme si lojtar i lirë.

PSG do të luajë një seri miqësore para-sezonale, kundër skuadrave si Le Havre dhe Al Nassr përpara se të fillojë sezoni 2023-24, por mbetet të shihet nëse Mbappe do të luajë në ndonjë prej tyre.

Lajme të ngjashme