Mauricio Pochettino e përdor Zinedine Zidanen si referencë për të kërkuar durim mbi yjet e Chelseas
Trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar nga tifozët për të qenë të duruar me transferimet e reja, duke përmendur se edhe legjenda Zinedine Zidane fillimisht vuajti te Real Madridi.
“Blutë” kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro që kur Todd Boehly mori pozitën e presidentit, por që rezultatet s’kanë qenë ende të duhura.
Pochettino megjithatë thotë se duhet ende kohë për talentët e rinj, duke iu kujtuar londinëzeve se edhe Zidane s’ishte në formën më të mirë kur iu bashkua “Los Blancos”.
“Te Chelsea pritjet janë masive. Kur arrin si lojtar ose pjesë e stafit, njerëzit presin që të fitosh, të ngritësh trofe, bësh paraqitje fantastike dhe të shënosh”.
“Kemi një skuadër shumë të re me lojtarë që janë investime të klubit. E dimë që janë të rinj, duhet të adaptohen dhe të qëndrojnë të qetë”.
“Gjithmonë e përdori këtë shembull... Real Madrid pagoi 70 ose 80 milionë euro për një lojtar të quajtur Zinedine Zidane. Ai ishte i mrekullueshëm, por pas gjashtë muajve, kur pyesni tifozët ata thoshin “Çfarë kemi blerë?”.
“Ai nisi të bëj paraqitje pas shtatë apo tetë muajve. Zidane ishte 26 ose 27 vjet. Kur blen lojtarë të moshës 20 ose 21 duhet të jetë i kujdesshëm. Nuk janë makineri. Duhet të përshtaten për disa muaj, iu duhet kohë”.
Chelsea pas më pak se dy orëve do të përballet me Bournemouthin.