Mason Greenwood nuk pret të luajë më për Man Unitedin
Sulmuesi Mason Greenwood raportohet se iu ka thënë miqve të afërt se nuk pret më të luajë për Manchester Unitedin pavarësisht se është në gjendje ta vazhdojë karrierën profesionale.
Anglezi nuk është shfaqur në fanellën e "Djajve të Kuq" që kur u akuzua për sulm seksual dhe përdhunimin e një gruaje.
Sidoqoftë, edhe 21-vjeçari u shpall i pafajshëm muajin e kaluar Man Unitedi nuk e ka kthyer në skuadër duke deklaruar se "hetimet e klubit po vazhdojnë".
Sipas "The Sun", anglezi nuk pret më ta vazhdojë karrierën në "Old Trafford" dhe një gjë të tillë iu ka thënë edhe miqve.
Raporti shton se lojtari ka thënë "e kam mbyllur me klubin" dhe që "asnjëherë më nuk do ta mbajë atë fanellë".
Në rast që rezulton e vërtetë, kontrata e Greenwood që vlen deri më 2025 pritet të ndërprehet në verë.
Para arrestimit, ai u pa si një nga talentët më të mirë në botë duke përfaqësuar Man Unitedin në 129 ndeshje, ku shënoi 35 gola dhe kontribuoi me 12 asistime.
Ai që një kohë të gjatë po kërkohet nga klubet turke, por që Man Unitedi refuzoi ta lejojë të huazohet në janar.

