U lirua nga akuzat, por Man United bën të ditur se Mason Greenwood nuk do të rikthehet në stërvitje
Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi Mason Greenwood nuk do të rikthehet të luajë ose stërvitet para se “Djajtë e Kuq” t’i përfundojnë të gjitha hetimet.
Anglezi u lirua nga të gjitha akuzat ditën e enjte nga Prokuroria Britanike pasi ishte i akuzuar se kishte tentuar ta përdhunonte, sulmonte dhe të mbante nën kontroll detyrimisht një grua.
Sidoqoftë, pavarësisht që është liruar nga akuzat - lojtari nuk do të rikthehet menjëherë në stërvitje te 20 herë kampioni i Anglisë. Man United përmes një komunikate zyrtare njoftoi se do të kryejë hetimet pastaj do të japin vendimin përfundimtar.
“Manchester United vë në dukje vendimin e Prokurorisë se të gjitha akuzat ndaj Mason Greenwood janë hequr. Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshme”.
“Mason Greenwood nuk do të kthehet në stërvitje ose të luajë për Manchester United pasi klubi po kryen hetimet e tyre”, shkroi klubi anglez.
Manchester United statement on Mason Greenwood 🔴 #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 2, 2023
“Manchester United notes the decision of the Crown Prosecution Service that all charges against Mason Greenwood have been dropped. The club will now conduct its own process before determining next steps”. pic.twitter.com/f0beFfIdE8
Si është situata momentale?
Hetimet ndaj sulmuesit anglez kishin nisur një vit më parë, në janar 2022, dhe ishte caktuar fillimi i gjykimit të tij më 27 nëntor të këtij viti.
Prokuroria Britanike tha se nuk ka më shanse reale për dënim, pasi dëshmitarë kyçë ishin tërhequr nga bashkëpunimi me hetuesit.
Greenwood ishte arrestuar dhe pastaj ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për tentim-përdhunim, sulm dhe kontroll ndaj një gruaje në janar 2022.
21-vjeçari, i cili ka luajtur për Anglinë dikur, i kishte mohuar të gjitha akuzat dhe po përgatitej për të dalë në gjykim në fund të këtij viti, para se prokuroria ta hidhte poshtë rastin kundër tij të enjten.
“Procedura penale kundër një burri 21-vjeçar në lidhje me një hetim të nisur në janar 2022 është anuluar nga sot prej prokurorisë”, njoftoi Policia e Mançesterit.